Biografi

Bio e shkurter

Luan Sinamati eshte autor i romanit “Kohematesi dhe Puthja”. 
Perfundoi Institutin e Larte Pedagogjik ne Shkoder me 1985. 
U punesua si redaktor-gazetar ne Radio Kukesi (verilindje te Shqiperise) dhe me pas me Filmin. 

Puna me e mire qe ka pasur ndonjehere ishte biznesi i tij privat me Prishtinen, Bullgarine dhe Kinen ne vitet 2000. 
Sot jeton duke ndare kohen mes qytetit te Atlantes dhe Shirley (Long Island), USA. 


Bio e gjate 

Luan Sinamati lindi ne Bajram Curri, qytet nga ku mban mend vetem kallamat e akullit te varura ne strehen dykateshe te shtepise shteterore te babait te tij ushtarak. Ne moshen gjashte vjec ngeli pa te atin dhe ai u transferua per ne Kukes me pjesen tjeter te familjes. Femijerine e kaloi mes tullave te dymbedhjete pallateve te para te qytetit te Ri ku u rrit bashke me qytetin. Shkollen e donte aq sa edhe te Dielave gjendej ne oborrin e saj, kete radhe duke luajtur ne te vetmen fushe te qytetit. Aventurat I ka pasur qejf dhe (edhe sot nuk i`u largohet atyre), sipas tij ate kohe, jeta duhej te ishte me e bukur pertej maleve qe rrethonin qytetin. Ne pamundesi per t`i kapercyer malet, frekuentonte kinemane e qytetit me parate qe tepronin dite me dite nga blerja e bukes. Ne gjerat e ndaluara dhe qe duheshin prekur ishin edhe muzika, mesimi i gjuheve te huaja pervec rusishtes apo leximi librave dhe autoreve te huaj. Ka qene me fat qe kjo shtytje per te njohur boten nepermjet artit te ndaluar nuk ia preu ëndërrat në mes. 

Fitoi te drejten per te ndjekur Shkollen e Larte ne Shkoder ne degen Gjuhe-Letersi, ne vitin 1981. Naten e pare drejt Shkolles se Larte e kaloi ne mes te rruges, ne Fushe-Arres, qyteze me rreth 2000 banore, vend ku artiste si kengetari Francesk Radi kaluan persekutimin pas viteve 70. Rastesisht, ne dhomen e hotelit, Luani kuptoi se ai nuk ishte i prere per mesimdhenie dhe shkolla do t`i duhej qe te njihte perfundimisht autoret dhe romanet e tyre. Kishte nje enderr; te behej shkrimtar! Perfundoi studimet dhe u emrua fale fatit qe e ndiqte, Redaktor-gazetar ne Radion lokale te Kukesit. Rubrikat dhe shkrimet e tij ishin fatkeqe pasi me pare se te transmetoheshin, “pastroheshin” nga punonjes te kualifikuar si biologe apo Shkolla Partie. Pas tre vjetesh, me Drejtuesit guxoi dhe beri nje marveshje; te largohej nga Radioja por me CiVi te paster. Tre vitet e fundit te Diktatures punoi ne Kinemane e qytetit dhe me pas klandestin refugjat ne Rome apo i papune. Para dhe pas viteve 2000, u hodh me sukses ne biznesin privat ne Tirane. 

Ne 2010, u botua nga Shtepia Botuese OMSCA romani i tij i pare “Kohematesi dhe Puthja”, nje enderr e vjeter, nje aventure me shume. Tani ka ne dore dhe po punon per te nxjere ne drite librin e tij te dyte. 

Ne Janar te 2013-tes iu dha e drejta te jete Banor i Perhershem i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku ndan kohen mes qytetit Atlanta dhe Long Island. Jeton me gruan Tatjanen, djalin Genar, vajzat Iris, Edona dhe Ketlini.

blog i autorit